BOTA

Ekzekutohet një grua në mes të lokalit serb, trupi i pajetë mbetet aty, panik i madh te qytetarët

19:23 - 14.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Krushevacit, në Serbi. Si ka ardhur deri tek kjo tragjedi ende nuk dihet, ndërsa ende vazhdojnë hetimet.Policia ndërkohë është vënë në kërkim të vrasësit, shkruan, telegraf.rs. Trupi i pajetë i gruas ka mbetur para disa kafeneve, dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë, duke krijuar panik të madh te qytetarët.




Sipas informacioneve të para, vrasja ka ndodhur rreth orës 10 e 30 të mëngjesit. Ndërkohë i lënduar rëndë ka mbetur edhe vëllai i gruas që ka vdekur.Ai është transferuar për në spitalin e Krushevacit, ku doktorët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë. I dyshuari për vrasjen ka ikur nga vendi i ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.