EKONOMI

Të ardhurat nga investimet, 52 milionë euro në 6 muaj

16:00 - 14.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të ardhurat nga investimet e kryera jashtë vendit arritën në 52 milionë eurove në gjysmën e parë të këtij viti, duke shënuar rritje me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë. Në këtë zë përfshihen kryesisht të ardhurat e individëve dhe bizneseve shqiptare nga instrumentet financiare të zotëruara jashtë vendit dhe të ardhurat nga depozitat e vendosura jashtë, nga obligacionet dhe letrat e tjera të borxhit si edhe nga aksionet në kompani jorezidente.




Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit korrik aktivet jorezidente të sistemit bankar shqiptar kishte vlerën ekuivalente të 344 miliardë lekëve. Megjithëse vlera në vetvete është mjaft e madhe, duke pasur parasysh se normat shumë të ulëta të interesit në tregjet financiare, sidomos për euron, bëjnë që kthimi nga këto investime të jetë në nivele mjaft të ulëta. Një vlerë të konsiderueshme kanë edhe investimet jashtë vendit përmes fondeve të investimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.