AKTUALITET

Plagosje në Tiranë, arrestohet autori

10:53 - 15.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur me mjete prerëse. Ngjarja ka ndodhur pas një debati për motive të dobta. Raportohet se për ngjarjen është arrestuar autori i dyshuar, O.H 37 vjeç. Policia është në vendngjarje ku po heton për rrethanat e ngjarjes.




Njoftimi i policise

Tiranë

Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.