AKTUALITET

11 kg heroinë në makinë/ Kush është kosovari i arrestuar. Nuk pranon të flas para policisë

10:21 - 17.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agim Sylejmani është personi i arrestuar ditën e sotme me 11 kg heroinë në portin e Durrësit. Sipas burimeve, shtetasi kosovar nuk ka pranuar të flasë para uniformave blu.




Sylejmani prej disa vitesh jetonte në Zvicër.  Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin e 50-vjeçarit shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.