AKTUALITET

 “Jam në Paris”/ Historia e zhdukjes së vajzës shqiptare në ’97-ën. Nga kërkimet rezultoi në Itali

11:13 - 17.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i mbrapshtë për shqiptarët e gjeti një adoleshente asokohe Eglantina Kembacin, një 18-vjeçare e cila sapo tërhoqi pasaportën në Tiranë, dëshira e saj ishte të largohej drejt Francës. Ajo vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj në Berat. Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite ndërsa më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën.




“Mama ndodhem ne France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.”Asokohe Eglantina kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando. Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik. Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon. Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje.Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën:“Mama, mos u bëj merak për mua.”Që nga ai moment Eglantina nuk u bë më e gjallë.

Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar si përkthyese e gjuhës franceze për Jean Girard (Zhan Zhard) që nga viti 1993 për afro katër vite. Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës. Kjo ngriti pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino, Itali, pranë në lulishten e “Piazza Cavour”. Mjaft njerëz u pyeten atje, ndërsa shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër. Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999. Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht. /Shqiptarja.com

5d7fadcad1d26eglantina-kembaci-15 5d7fadea92b80eglantina-kembaci-1
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.