KULTURË

Video/ Teatri i Operës e nis sezonin në shesh, Margariti: Rikonstruksioni, probleme e hendeqe

13:30 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teatri Kombëtar i Operës dhe baletit do ta çelë sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”. “Kjo, është hera e parë që ndodh. Ne ideuam ta nisnim këtë sezon nga sheshi para godinës së Operës dhe Baletit për dy arsye. E para se shtëpia e Operës dhe Baletit se shpejti hap dyert e rikonstruksionit, të parë dhe të plotë në historinë e tij.
Së dyti, është krijuar një ide jo dhe aq e drejtë, që Opera apo Baleti klasik i përket një shtrese të caktuar të shoqërisë e identifikuar si ELITA. Edhe po t’i referohemi historisë vërejmë se që në Italinë e shekullit XVI ajo ishte një nga shfaqjet më popullore dhe më tërheqëse”, tha dje drejtoresha e TKOBAP-së, Zana Çela. Pjesët më të njohura solistike, orkestrale, koralet e famshme nga operat dhe baletet, si “La Sylphide”, “Arrëthyesi” operat “La Traviata”, “Die Fledermaus”, “Il Trovatore” dhe “Carmen” do të interpretohen artistët operistikë dhe këngëtarët Kamela Islamaj dhe Eugent Bushpepaj, në dy mbrëmje në datat 20 dhe 21 shtator.




Më tej, ajo së bashku me ministren e Kulturës inspektuan ambientet e rikonstruktuara të Operës. Ndërsa, Margariti e konsideron sfidë të madhe të qeverisë, që në vijim do të ketë edhe problematika, për të cilat po punojnë për t’i shmangur. Ndërsa, ministrja e Kulturës e konsideroi domosdoshmëri, që artistët e operës të hynë sa më shpejt në shtëpinë e tyre. Për këtë, ajo konstatoi se në vijim do të shfaqen edhe problematika dhe hendeqe, të cilat sipas saj do të kapërcehen. “Gjatë dy muajve të fundit kam kërkuar me ngulm që ky muaj të ishte një muaj vendimtar për shpërnguljen e artistëve brenda kësaj hapësire, sepse besoj fort në faktin që ata kanë mundësinë, por edhe nevojën që të fillojnë edhe t’i testojnë këto hapësira. Kjo është një sfidë shumë e madhe për qeverinë shqiptare, nuk është ndërmarrë ndonjëherë një ristrukturim kaq i thellë i kësaj godine edhe me siguri do të ketë problematika që do të shfaqen në vijim, kjo nuk ka asgjë negative në vetvete, por unë do doja që edhe prej jush, që këto mos të shihen si kritika të vazhdueshme. Është një punë kolosale edhe me siguri që do të ketë edhe disa hendeqe të vogla që duhet kapërcyer. Por ne jemi këtu për t’i kaluar së bashku”,-tha Margariti. Ministrja e Kulturës inspektoi edhe punimet, që kanë përfunduar në sallën e orkestrës, të korit, në palestrën e ansamblit apo dhe të balerinëve, edhe në sallat e shtuara për performancat e ndryshme artistike edhe studiot ku këngëtarët operistik do të bëjnë provat. Ndërsa, në sallën e madhe puna nuk ka përfunduar ende. Rikonstruksioni i TKOB-së shkon në 1.2 miliardë lekë, nga të cilat 350 milionë lekë do të përdoren nga granti grek dhe 861 milionë lekë nga buxheti i shtetit (ndarë në 3-vite, 2017-17 milionë, 2018-394 milionë dhe 2019- 450 milionë lekë)”.

Zana Çela tha se nën titullin “OPERA OPENING-COUNTDOWN”, dy mbrëmje, 20 dhe 21 shtator, në sheshin para godinës tashmë të rikonstruktuar vijnë artistët e TKOBAP dhe këngëtarë të njohur të muzikës së lehtë dhe moderne që do të ngjiten në skenë me pjesë nga produksionet më të suksesshme të “Operës dhe Baletit”, këngë të njohura të muzikës së lehtë shqiptare dhe hiteve botërore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.