Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Policia thotë se rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A., 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç. Syri. net ka mësuar se i plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur vëllai i kreut të bashkisë së Bulqizës Vangjel Alla./Syri
Shfaq Komentet (0)