KULTURË

Kosova propozon filmin ‘Zana’ për Oscars

16:30 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi debutues i Antoneta Kastratit,”Zana” pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCARS. Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjell një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Në Kosovë filmi ‘Zana’ do të filloj të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx.




Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision Neë Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.