Dossier

Le Figare në vitin 1924: Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri

09:52 - 18.09.19 gsh

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shtator 2019



“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pas marrjes së Tiranës

Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë.

Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin.Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug.

Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty.Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar.Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt./ Darsiani.com

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *