VIP PAGES

“Mban famën me të pasme!”, Bebe Rexha i kthen përgjigjen epike në shqip ndjekëses

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para dy ditësh Bebe Rexha publikoi në Instagram një video e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqej në një avion privat teksa bënte kërcim provokues dhe në pah nxirrte të pasmet e saj bombastike. Videoja është shoqëruar me komente të shumta nga fansat e saj, megjithatë këngëtares në sy i ka rënë një koment shqip. Dikush i thotë këngëtares se e mban famën me të pasme dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Bebes.




“Je e sforcuar për të mbajtur famën me të pasme”, shkruan fansja. Por përgjigjja e Bebes është epike dhe këngëtarja ka zgjedhur ta shkruajë shqip. “Shko laj gomarin”, i kthehet Bebe. Komenti i Bebes ka marrë shumë pëlqime nga fansat, të cilët përveçse kanë pëlqyer përgjigjen e saj, e vlerësojnë edhe për faktin se ka folur shqip


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.