Kronikë

Kazinotë dhe kokaina/ Artan Hoxha: Santiago Malko u vra pas telefonatës me Spanjën, kush po e furnizon Tiranën tani?

18:35 - 19.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja per vrasjen e Santiago Malkos ne Tirane.




“Në një rast Santiago ka komunikuar direkt me pjesëtarët e grupit tjetër ndërkohë që ata ishin në Spanjë dhe ne e dimë se me cfarë merren shqiptarët në Spanjë, ka pasur përplasje dhe tani  arritën në pikën që nuk ka më negociata. Ata kanë tentuar emra shumë më të rëndësishëm se Santiago. Tiranë-Durrës është qendra kryesore e popullisë, bizneseve dhe jetës politike dhe krimi këtu do të synojë se këtu janë paratë. Ata mendonin se Santiago kishte mundësi ti godiste. Ajo që ndodhi në Shkodër, Vlorë dhe në Elbasan nuk është cudi të ndodhë tani në Tiranë, Durrës.

Nuk parandaluam dhe sëmundja erdhi në qendër. Te ngjarja e fundit, vrasja, nga kamerat e sigurisë duket që kanë dalë kanë pirë ujë, kanë pritur me kohë të gjatë. Është gjë e mirëmenduar, jo e çastit. Këto grupe duke qenë të përfshirë edhe në biznese, si lojërat e fatit, do të thotë se kanë korruptuar edhe më parë oficerët dhe prokurorët. Ata kanë listë pagesa të rregullta të oficerëve për të marrë informacion për vete dhe kundërshtarët. Ata kanë informatorë brenda policisë, më shumë info kanë këta brenda policisë, se policia brenda këtyre.

Ngjarja është sinjal për ngjarje të tjera. U morëm me Shullazin, tani është në burg, doli nga qarkullimi. Atëherë kush po operon në Tiranë? Kush po shpërndan për momentin kokainë, heroinë dhe kanabis? Kush e kontrollon Durrësin, kush e ka bazë operative më të suksesshme dhe më të mëdha nga Shqipëria jashtë? Tani nuk vijnë më me kallash si në 1997, por me forma të tjera me kostum” tha Artan Hoxha. Shqiptarja.com


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.