EKONOMI

6 prerje të reja kartëmonedhash, Guvernatori flet për News24: Nga 30 shtatori në treg 200 lekëshi dhe 5000 lekëshi i ri

20:34 - 20.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke nisur nga data 30 shtator qytetarët do të kenë në qarkullim prerje të reja të kartmonedhave. Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë serinë e kartmonedhave që qarkullojnë në treg duke hedhur gradualisht 6 prerje të reja. Në një intervistë për News 24 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se në kartmonedhat e reja siguria është rritur dhe falsifikimi i tyre është shumë i vështirë.




“Kartmonedhat i kemi rritur mjaftueshëm elementët e sigurisë për të bërë të vështirë falsifikimin e tyre janë të sigurta për qytetarët pasi kanë element bashkohorë të sigurisë.Po ti shihni si fillim i sigurisë dhe holograma janë element bashkëhore.Kartmonedha 200 lek do të jetë material te vecante plastik polimer ndërsa kartmonedha 5 mij lek do të hidhet me datë 30 shtator ka element sigurie të shtuar dhe një pamje më moderne. Vitin që vjen do hedhim kartmonedhën 1 mijë lek dhe 10 mijë lek dhe në 2021 do të hedhim në qarkullim kartmonedhën 2 mijë lek dhe e fundit në hedhjen në qarkullim do të jetë kartmonedha 500 lek e cila do të hidhet në vitin 2022.” tha Sejko.

Vendimi për hedhjen graduale të kartmonedhave të reja është marr pasi aktualisht banka qëndrore ka stok kartmonedhash.

“Është vlerësuar hedhja në qarkullim në këtë cikël pasi BSH ka stok kartmonedhash dhe ky stok sigurisht që do të vazhdojë të qarkullojë pra kalendari është bërë me një një analizë nga departamenti i misionit në varësi të stokut që ka BSH.”-vijoi guvernatori.

Ndonëse në 30 shtator do të hidhen në qarkullim kartmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lek banka e shqiperise thotë se kartmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave duke u hequr nga tregu gradualisht.

“BSH do ti tërheq gradualisht këto kartmonedha nga qarkullimi duke nxjerr në qarkullim kartmonedhat e reja BSH gjithashtu gradualisht tërheq dhe kartmonedhat ekzistuese dhe në një hark kohor të disa viteve kartmonedhat ekzistuese do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi por do të jenë paralelisht në qarkullim me kurs ligjorë njëlloj si kartmonedhat e reja që ne do të nxjerrim.” theksoi me tej Sejko
Sipas guvernatorit të BSH, Integrimi i shqipërisë në BE dhe futja në Eurozonë do të ishte me rëndësi për ekonominë e vendit për të shmangur rreziqet që vijnë nga kursi i këmbimit dhe ato të jashtme.

Duhet të jemi të qartë nuk është thjesht aplikimi i monedhës se huaj I monedhes euro ne rastin konkret do ta bënte shqipërinë të integruar.Ajo që do ta bënte shqipërinë të integruar do të ishte vetëm aplikimi I reformave strukturore për të pasur një konvergim sa më të shpejtë ekonomik dhe social në mënyrë që të përafrohemi si shtet e tjera jo vetëm të jemi antarë të eurozonës por një ditë të përdorim dhe ne monedhën euro.” tha ai.

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.