EKONOMI

AMF zhvillon një takim pune pranë Autoritetit të Tregjeve Financiare të Francës

15:20 - 20.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me synim përfitimin nga praktikat më të mira mbikëqyrëse e rregullatore, si dhe intensifikimin e marrëdhënieve me organizmat partnere, zhvilloi në datë 6 shtator 2019 një takim pranë Autoritetit të Tregjeve Financiare të Francës. Të dy autoritetet mbikëqyrëse janë anëtare dhe nënshkruese të marrëveshjes së bashkëpunimin me Organizatën Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me Vlerë, IOSCO.




Përfaqësues të AMF-së në këtë takim ishin z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, si dhe z. Niko Kotonika, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve dhe Fondeve. Gjatë takimeve midis dy autoriteteve u diskutua marrja e eksperiencave më të mira dhe shkëmbimi i informacionit në drejtim të zbatueshmërisë, zhvillimeve në tregjet e teknologjisë financiare (FinTech), strukturave organizative, mbështetur në kompetencat që jep legjislacioni përkatës.

Në prezantimin e tyre, përfaqësuesit e Autoritetit të Tregjeve Financiare të Francës paraqitën  strukturën e zbatueshmërisë, rëndësinë që ka kjo strukturë, në lidhje me krijimin e një tregu sa më të drejtë dhe transparent, duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorit. Ekspertët francezë ofruan përvojën e tyre mbi monitorimin e tregut dhe hapat e procesit të inspektimit të shoqërive në treg. Ata trajtuan edhe ndërveprimin me struktura të tjera jashtë Autoritetit, shkëmbimin e informacionit në kuadër të marrëveshjes me IOSCO.

Një pikë tjetër diskutimi lidhej me zhvillimet e fundit të instrumentave financiare (aktivet virtuale) që mbështeten mbi teknologjinë e ditarit të shpërndarë (DLT) si dhe zhvillimet e fundit duke përfshirë kuadrin ligjor dhe rregullator francez në lidhje me këtë fushë.

Z. Koçi falënderoi përfaqësuesit e Autoritetit francez në lidhje me takimin, duke vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtim të zhvillimit dhe adresimit të çështjeve të ndryshme të tregut të kapitaleve. Ndërkohë ai kërkoi mbështetjen e Autoritetit të Tregjeve Financiare të Francës në drejtim të projekteve të asistencës teknike.

Të dy autoritetet do ta vazhdojnë më tej bashkëpunimin me pjesëmarrjen në konferenca, takime dhe shkëmbimin e informacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.