AKTUALITET

Master shkencor e profesional në degët e mjekësisë, kriteret

15:50 - 20.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Deri në 4 tetor të këtij viti, studentët e interesuar kanë të drejtën e aplikimit në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional dhe Master i Shkencave në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Mjekësisë. “Gazeta Shqiptare” publikon sot kriteret dhe dokumentacion përkatës që duhet të plotësojnë studentët, bazuar në programin e studimit që dëshirojnë. “Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave dhe Master Profesional me kohë të plotë, do të bëhen pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike deri në datën 4 tetor 2019, në orarin 9:00- 16:00, pranë sekretarisë mësimore. Shpallja zyrtare e listës së fituesve në datën 18 tetor 2019. Procedura e ankimimit do të zhvillohet në datat 21, 22, 23 tetor 2019. Procesi i regjistrimit do të kryhet në datat: 24 deri në 29 tetor 2019. Shpallja e listës përfundimtare të fituesve të regjistruar në afatet e mësipërme në datën 30 Tetor 2019”,-bën me dije dekanati i këtij Fakulteti.




Kushtet e aplikimit
Studentët e interesuar duhet të kenë përfunduar studimet Bachelor, e për programin e studimit Master i Shkencave në “Infermieri” dhe Master Profesional në “Menaxhim Infermieror” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe “Mami”. Ndërkohë për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Mami” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe “Mami”, në një kohë që për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Teknikë Laboratori” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Teknikë Laboratori”, “Biokimi”, “Biologji” dhe “Kimi”. “Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Fizioterapi” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Fizioterapi”. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Teknikë Imazherie” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Teknikë Imazherie” dhe “Fizikë”. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Logopedi” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Logopedi”, “Gjuhësi”, “Shkenca Sociale”, “Psikologji” dhe “Pedagogji Cikli i ulët”.

Për programin e studimit Master Profesional në “Kujdes Paliativ” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, “Logopedi” dhe “Fizioterapi””,-bën me dije Dekanati i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Për studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve pranë FSHMT ose që dorëzojnë një Diplomë Universitare Europiane do të aplikohet koeficienti 1.2 në llogaritjen e pikëve përfundimtare, ndërsa për studentët, të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve në të gjitha IAL-të e tjera publike dhe private do të aplikohet koeficienti 1 në llogaritjen e pikëve përfundimtare. Studentët do të rankohen sipas pikëve që do të përfitojnë sipas formulës së mëposhtme: Koeficienti i përcaktuar shumëzuar me mesataren e ponderuar të ciklit të parë të studimeve Bachelor. Në programin e studimit “Master i Shkencave” do të kenë mundësi zgjedhje për t’u regjistruar studentët të cilët kanë mesatare 7 (shtatë) dhe që do të paraqesin dëshminë e gjuhës së huaj sipas Udhëzimit Nr. 20 datë 22.09.2017 të MASR.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij ( me deklaratë noteriale) me dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë ose Diplomë të ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose në mungesë të saj, një dokument tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë.
2. Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendoreDAR/ZA. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vendimit nr.876, datë 3.11.2010 të KM , paraqesin Dëftesën e Pjekurisë ( origjinale ose e noterizuar dhe e konfirmuar nga DAR/ZA). Në qoftë se aplikanti nuk ka Dëftesë Pjekurie të shkollës ë mesme, paraqet dublikatë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme përkatëse e konfirmuar nga DAR/ZA, ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
3. Formular aplikimi ( sipas formatit të shtojcës nr.6, bashkëlidhur Udhëzimit nr.17, datë 30.07.2019 i MASR, mund të shkarkohet në faqen zyrtare fshmt.umt.rash.al)
4. Deklaratë sipas shtojcës nr.5 të Udhëzimit 17, datë 30.07.2019
5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit ( kartë identiteti, letërnjoftim, pasaportë)
6. Dy fotografi personale
7. Kopje e mandatit të pagesës ( tarifa e aplikimit 2000 lekë, mandati mund të shkarkohet në faqen zyrtare fshmt.umt.rash.al)
8. Për studentët aplikantë në Programin e Masterit të Shkencave kërkohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes së gjuhës së huaj ( minimalisht niveli B1), e detyrueshme në momentin e aplikimit. Tabela e njohjes së Gjuhëve të huaja miratuar nga MASR

Kriteret e pranimit në Master i Shkencave dhe Master Profesional

1. Të kenë mbaruar ciklin e parë të studimeve Bachelor
2. Për programin e studimit Master i Shkencave në “Infermieri” dhe Master Profesional në “Menaxhim Infermieror” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe “Mami”
3. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Mami” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme” dhe “Mami”
4. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Teknikë Laboratori” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Teknikë Laboratori”, “Biokimi”, “Biologji” dhe “Kimi”
5. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Fizioterapi” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Fizioterapi”
6. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Teknikë Imazherie” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Teknikë Imazherie” dhe “Fizikë”
7. Për programin e studimit Master i Shkencave dhe Master Profesional në “Logopedi” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Logopedi”, “Gjuhësi”, “Shkenca Sociale”, “Psikologji” dhe “Pedagogji Cikli i ulët”
8. Për programin e studimit Master Profesional në “Kujdes Paliativ” mund të aplikojnë studentët që zotërojnë një Diplomë Bachelor në “Infermieri e Përgjithshme”, “Logopedi” dhe “Fizioterapi”
9. Për studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve pranë FSHMT ose që dorëzojnë një Diplomë Universitare Europiane do të aplikohet koeficienti 1.2 në llogaritjen e pikëve përfudimtare
10. Për studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve në të gjitha IAL-të e tjera publike dhe private do të aplikohet koeficienti 1 në llogaritjen e pikëve përfundimtare
11. Studentët do të rankohen sipas pikëve që do të përfitojnë sipas formulës së mëposhtme: Koeficienti i përcaktuar shumëzuar me mesataren e ponderuar të ciklit të parë të studimeve Bachelor
12. Në programin e studimit “Master i Shkencave” do të kenë mundësi zgjedhje për tu regjistruar studentët të cilët kanë mesatare 7 (shtatë) dhe që do të paraqesin dëshminë e gjuhës së huaj siaps Udhëzimit Nr. 20 datë 22.09.2017 të MASR.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.