AKTUALITET

Zgjaten me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin “Bajri”

13:42 - 20.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zgjatur me dy muaj afatet e paraburgimit për grupin kriminal “Bajri”. Gazetarja Klodiana “Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me trup gjyqësore të përbërë nga Iliriana Olldashi, ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Renda dhe pjesërisht kërkesën e mbrojtësit, avokatit Arbër Hoxha, duke zgjatur vetëm me dy muaj afatet e paraburgimit për 4 personat nën hetim, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali.




Në këto kushte, pritet që në zbatim të vendimit të sotëm të Gjykatës, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë të dorëzojë maksimalisht brenda datës 20 nëntor dosjen në Gjykatë për Grupin “Bajri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.