AKTUALITET

27 të plagosur në Spitalin Ushtarak/ Bilanci fillestar i tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri

17:41 - 21.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i çështjeve sociale të “News 24”, Erjon Skëndaj raporton se në spitalin Ushtarak janë shtruar 27 persona të plagosur nga pasojat e tërmetit. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën.




Të gjithë të plagosurit janë nga zona Durrës-Tiranë. Tërmeti 5.8 shkallë Rihter që goditi Shqipërinë është më i forti i 30 viteve të fundit dhe e pati epiqendrën tek Kepi i Rodonit.

MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112. Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.

Llambro Duni, sizmiolog, u shpreh: “Kemi përjetuar lëkundjet më të forta sizmike në vitet e fundit. Mund të ketë dëme. Paslëkundjet do të vijojnë në zonën qëndrore, me madhësi të vogël. Veriu i Durrësit dhe rrethinat duhet të bëjnë kujdes.Pas godijes së parë 5.8 ballë kemi pasur një tjetër 5.3 ballë. Ka efekte dhe në Tiranë. Njerëzit të qetësohen, nuk presim goditje të tjera. Të mos rrinë rrugëve”.

IGJEUM flet për 2 lëkundje të forta dhe 4 më të lehta. Probabiliteti më i lartë për dëme ka qenë në epiqendrën e tërmetit, në Durrës.

IGJEUM porosit banorët e zonës së epiqendrës të tregohen më të vëmendshem pasi lëkundjet shoqërohen nga pasgoditjet.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979.

“Shqipëria është vend sizmik. Tërmete të kësaj natyre janë shumë të shpeshta. Tërmetet e forta ndodhin rrallë, njerëzit nuk janë mësuar. Zonat që duhet të kenë më shumë vëmendje janë ato bregdetare, rrëzë shpateve”, tha më tej Duni.

Me poshte VIDEO nga Fakulteti Gjeologji-Miniera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.