BLUETOOTH

E papritur! Stilisti i njohur shqiptar së shpejti martohet

13:45 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa ishte i ftuar mëngjesin e djeshëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”, stilisti i njohur Niko Komani ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti do të martohet. Gjatë intervistës me Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin, Niko u shpreh se ishte në një lidhje të gjatë me një vajzë. Ai rrëfeu se ndihej tepër i lumtur në këtë marrëdhënie dhe tregoi se dasma e tyre po afron. “Ndihem tepër i lumt ur dhe afron dasma.”- thotë stilisti para kamerave.




Gjithashtu, ai vetë e ka ndarë videon e deklaratës në ‘Instastory’ dhe krahas postimit shkruan: “Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli, jeni të ftuar në dasmën time.” Mesa duket dasma nuk është shumë larg, përderisa Niko po përgatit edhe listën me të ftuarit. Megjithëse rrëfeu se shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë, stilisti ende nuk e ka bërë të ditur se cila është vajza që i ka rrëmbyer atij zemrën. Mbetet të presim për të mësuar më shumë detaje nga lidhja dhe dasma e Nikos!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.