Kryesore

“Pritet të ketë lëkundje të tjera derisa…”, paralajmërimi i ministres Olta Xhaçka

20:36 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri sot një bilanc të dëmeve pas goditjes së tërmetit që përfshiu vendin në orët e pasdites. Xhaçka tha se është normale të priten lëkundje të tjera, derisa të stabilizohen pllakat tektonike në Adriatik.



“Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik. Është e pritshme që ngjarja të pasohet me lëkundje të tjera derisa të stabilizohen pllakat tektonike. Është një lajm i mirë që goditjete pasusese kanë pësuar rënie. Deri më tani raportohet për 68 persona të lënduar.

Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar. Në pjesën dërrmuese të vendit bëhet fjalë për krisje të mure. Krisje në 46 banesa dhe në tre pallate në Farkë, në Dajt, në Komunën e Parisit. Në Durrës raportohen dëme në 4 pallate dhe 46 banesa të vjetra. Në Dibër kemi banesa të dëmtuar dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Korçë nuk raportohen dëme. Çdo institucion kemi në gatishmëri emergjencën.

Po ashtu dua të informoj se bashkitë janë duke përgatitur qendra strehimi për të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Kam qenë në kontakt edhe me kryeministrin i cili ka vendosur të ndërpresë takimin në Vjenë. Paralelisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve. Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti. Shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi dhe frike. FA, Policia e Shtetit dhe ekipet e vlerësimit do të jenë në krye të detyrës”.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Kjo iishte ajo ministrja,qe injoroi Presidentin e Republikes,kur paralajmeroi per termete apolaliptik,simbas njoftimeve qe kishte marre nga kryespecialisti i sizmologjise Greke?He moj ministre,po tani cfare na thua,a parashikohen termetet apo nuk parashikohen.Faktet tregojne se termetet,nepermjet studimeve parashikohen,por dita dhe koha e sakte,nuk mund te percaktohet.Prandaj,moj ministre koti,bashke me ate ministren tjeter ,akoma edhe me koti,S[piroalen,qe derdellisni,si ato grate e liga,vetem per te poshteruar te tjeret,por nderkohe,Zoti,jua dhjeu fare,diten per diell,sikur rpo donte tju thoshte ,sidomos ju te dyjave,se po beshtyve lart,beshtyma jote te bie ne surrat.Po te keni sadopak,dinjitet dhe qofte edhe sado pak personalitet,duhet tge epakten te kerkoni,nje ndjese ndaj Presidentit,publikisht,ashtu sikurse ja bete edhe ofendimin duke e ironizuar,neper media.Nese nuk e beni,te mos dilni me neper ekrane si sorra te delendisura,ashtuy sikunder jeni edhe ne te vertete.

    Përgjigju ↓