AKTUALITET

Tragjedia në ringun e Shkodrës, vdes boksieri bullgar. Ra “knock out” në raundin e pestë

19:27 - 21.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një boksier bullgar humbi jetën gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night” që po mbahet në qytetin e Shkodrës.




Sportisti bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke u ndeshur me boksierin durrsak Ardit Murja. Bullgari ra ‘knock out’ në raundin e pestë.

Ndihma e shpejtë dhe mjekët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të bullgarit, por nuk kanë bërë të mundur ta mbajnë atë në jetë. Burimet bëjnë me dije se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.