Aktualitet

Analisti në “Top Channel” paralajmëron arrestimin e Ilir Metës: Do të shkarkohet fillimisht

16:47 - 30.09.19 Gazeta Shqiptare



Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shkarkohet dhe ndiqet penalisht. Deklaratën e fortë dhe të drejtpërdrejt e bëri gjatë emisionit Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja, analisti dhe publicisti Frok Çupi.

Ai e sheh presidentin si problem e jo si zgjidhje. Çupi thotë se te Ilir Meta bashkohet tragjikja me komiken. Sipas tij tragjike janë aktet e shkeljes së Kushtetutës dhe komike simbolika heroike e deklaratave sfiduese të Presidentit, që fshehin panikun jo qetësinë.

Çupi shtoi se presidenti e ka të ndaluar të gjykojë politikisht dhe të marrë vendime të njëanshme. Gjykimet e tij politike vlejnë vetëm për aspektin personal, por jo institucional, ndaj aktet e Metës thotë analisti janë një shkelje e kushtetutës dhe shprehje e hapur e njëanshmërisë së Presidentit në favor të njërës palë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *