BLUETOOTH

“Mos u ndjeni xheloz për jetën e tjetrit!” Kiara Tito jep mesazh domethënës në Instagram

16:00 - 05.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si shumë prej personazheve të njohur, edhe Kiara Tito vendosi që të përdorë ‘Youtube-in’ për të ndarë me ata që i ndjekin momente të ndryshme nga jeta e tyre. Pak javë më parë moderatorja publikoi në kanalin e saj një video, në të cilin tregonte se si bënte ‘make up-in’ në përditshmërinë e saj. Kiara u shfaq për herë të parë tërësisht pa grim dhe mori mjaft komente pozitive për videon e realizuar. Së fundmi ajo ka publikuar në vlogg-un e saj diçka tjetër, këtë herë një krahasim mes jetës reale dhe asaj që shfaqim në ‘Instagram’.




Kiara ka xhiruar disa situata të ndryshme, duke treguar se në rrjete sociale dukemi shumë herë më të lumtur se sa jemi në realitet. Moderatorja ka treguar se këtë video e ka bërë për t’ju demonstruar të gjithëve se gjërat nuk janë ashtu siç duken në kamer, sepse çdonjëri nga ne ka problemet e shqetësimet e veta në jetë. Me këtë rast ajo ka dashur të japë mesazhin se askush nuk duhet të ndihet keq apo të bëhet xheloz për dikë tjetër duke u bazuar në disa foto apo video që publikohen në rrjete sociale. Shumë personazhe shqiptarë kanë dhënë disa herë të tilla mesazhe për t’ju thënë ndjekësve të tyre se ‘Instagram-i’ është një botë virtuale, që shpesh nuk korrespondon me jetën reale, ndaj nuk duhet marrë çdo gjë që postohet si e mirëqenë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.