BLUETOOTH

Pas bashkëshortit, miqësia! Jonida Vokshi mbledh shoqet e ngushta pas dasmës

15:30 - 05.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi bëri publike disa muaj më parë lidhjen me producentin kosovar, Besnik Krrapi, ajo lajmëroi dhe ceremoninë martesore e cila bëri bashkë familjarët e dyshes, por dhe emrat më të njohur të skenës shqiptare. Pas këtij momenti, bukuroshja u nis me pushime, aty ku dhe shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj. Nga ky udhëtim Jonida zgjodhi që kujtimet më të bukura t’i ruajë për vete, duke qenë se zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale shumë pak momente.




Ndërsa së fundmi duket se moderatorja është rikthyer në kryeqytet dhe një nga gjërat e para që ka bërë është të mblidhej me miket e saj më të ngushta. Në foto vajzat duken mjaft të qeshura teksa shijojnë diçka për të pirë së bashku. Sigurisht që s’kishte si të mungonte një ritakim i tillë duke qenë se çifti pas muajit të mjaltit vendosi të jetojë në Kosovë dhe takimet mes mikeshave do jenë më të rralla!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.