Kulturë

Margariti nis konsultimet për planin menaxhues të Butrintit

16:10 - 06.10.19 gsh

Margariti nis konsultimet për planin menaxhues të Butrintit Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka njoftuar se ka nisur tashmë faza e konsultimeve publike për Planin e menaxhimit të Butrintit. “Pas një pune të gjatë hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për të ardhmen e Parkut të Butrintit dhe gjithë zonës përreth. Së bashku me përfaqësues të Fondit Amerikan për Zhvillim nisëm fazën e konsultimeve publike për Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit. Jo vetëm trashëgimi kulturore, por edhe pasuri natyrore dhe potencial në lëmë të agrikulturës.



Prezantuam dhe dëgjuam mendimet e pushtetit lokal, komunitetit vendas, arkeologëve dhe operatorëve turistikë në Sarandë e Butrint. Synojmë që Butrinti të kthehet në një model, që të mund të replikohet edhe në parqet e tjera”, thotë Margariti. Kujtojmë se mungesa e këtij plani ra në sy sidomos gjatë debatit të madh për ndërtimin e ambjenteve të shërbimit nga ish-ministrja Mirela Kumbaro. Aoskohe, kthimi i kthinës së arkeologëve në një ambjet shërbimi ku ofroheshin ushqime dhe facilitete u kritikua për mënyrën se si u bë dhe vetë formën që mori struktura (xham, metal shtesë ndërtimit ekzistues, zgjerim i hapësirës së shërbimit përtej gjurmëve të murit të godinës së arkeologëve), duke qenë se ndërtime të caktuara ndalohen në parqe e zona si Butrinti.

Atëkohë, edhe UNSECO u gjet a pa paralajmëruar dhe një përfaqësuese e tij bëri me dije se kur është njoftuar ka kërkuar informacion shtesë. Ndërhyrja e mësipërme u bazua mbi një udhëzim për këndet e shërbimit SAL- suvenire, art, libra. Për nga rëndësia, ky plan që po diskutohet tashmë nga Margariti, mund të krahasohet me një ‘plan urbanistik’ për qytetet- çka do të thotë se përcaktohet qartë e ardhmja. Mbetet për tu parë se si do të marrë udhë jo vetëm konulstimi si fazë e parë, por ajo që mbetet më e rëndësishme, plani menaxhues. Më herët ka pasur ‘proetesta’ nga banorët e zonës që shisnin produkte artizanale për turistët që e vizitonin parkun për shkak se rrezikohej largimi i tyre.(fa.ni)

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *