Kosova

Sot zgjedhjet në Kosovë, i riu gjen mënyrën më të veçantë për të protestuar

12:58 - 06.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit vijon i qetë, përjashtuar një incidenti në veri të Mitrovicës.




Ndërkohë, përpos kësaj nuk kanë munguar edhe shfaqjet që kanë tërhequr sot vëmendjen. I njohur si Artisti me nofkën “I Am I” ka protestuar në mënyrën e tij.

“BE është esull, ju jeni të dehur, ne jemi nën ndikimin e alkoolit tuaj”, është slogani i tij,  që si qëllim kishte paraqitjen e premtimeve për liberalizim të vizave nga liderët politikë.

“I Am I” ka treguar për mediat në Kosovë edhe qëllimin se pse e ka realizuar këtë performancë sot.

Ai ka treguar se cili është kuptimi i 26 shisheve të shampanjës, në të cilat është vendosur teksti i secilit politikan që ka premtuar liberalizimin e vizave.

Performanca e ‘I Am I’ është realizuar në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë përballë zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.