SHËNDET

Efektet e mrekullueshme të propolisit në organizëm

18:00 - 07.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë, arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit: Propolis që nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyllë zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën. Për mijëra vjet me radhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar. Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm. Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi. Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë. Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës. Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme. Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar, duke e furnizuar atë me flavonoidë. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri. Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.




Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Një studim brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë, duke penguar çlirimin e histaminës. Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve, por edhe helmimit nga ushqimi. Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lartë, ka një nivel të lartë flavonoidësh. Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët. Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve. Gjithashtu propolisi përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret. Ai është efikas kundër psoriazës, por edhe ekzemës. Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.