SPORT

Edi Reja merr vendimin, ja kush do të zëvendësojë Elseid Hysajn

13:29 - 08.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja tashmë e ka marrë vendimin se kush do të zëvendësojë Hysaj-n në grumbullimin e kombëtares për sfidat e tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë në eliminatoret e Euro 2020. Meqënëse kapiteni u dëmtuar në ndeshjen me Napolin, do të zëvendësohet me futbollistin Hysen Memolla.




Pavarsisht se ai luan në krahun e majtë, Reja është i bindur se Memolla është zgjedhja e duhur.

Ndërkohë, përfaqësuesja shqiptare vazhdon përgatitjet në bregdetin e Durrësit. Pas seancës së parë të zhvilluar pasditen e së hënës, kuqezinjtë kanë rritur ndjeshëm dozat e ngarkesës. Me pjesën tjetër të ekipit janë bashkuar edhe futbollistët që për shkak të impenjimit me skuadrat e tyre të klubeve gjatë së dielës, në seancën e parë me kombëtaren u stërvitën të diferencuar.

Përveç aspektit fizik, Reja nuk ka lënë pas dorë as ushtrimet taktike, ndërsa sipas porogramit do të vazhdojë përgatitjen e skuadrës kuqezi deri të mërkurën. Më pas kombëtarja shqiptare do të udhëtojë të enjten paradite drejt Stambollit, ku edhe ka në axhendë një seancë stërvitore në stadiumin e ndeshjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.