AKTUALITET

Bankat të shqetësuara për rrezikun politik, përkeqësimin e ekonomisë dhe kursin e këmbimit

18:00 - 10.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë gjatë prezantimit të Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e 2019-ës, e kanë vënë theksin në ngadalësimin e ekonomisë vendëse. Sipas të dhënave të mëparshme të INSTAT-it, ekonomia u rrit në 6-mujorin e parë të vitit me 2.2-2.3%, nga mbi 4% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përgjysmimi i rritjes ekonomike shton rrezikun për sistemin bankar, vlerëson banka. Ngadalësimi i rritjes shton rreziqet e tregut dhe për rrjedhojë mund të ndikojë në përkeqësimin e treguesit të kredisë me probleme. Nga ana tjetër, edhe rreziku i biznesit është rritur lehtë. Ndërsa vetë bankat janë të shqetësuara lidhur me rrezikun politik dhe atë të zhvillimit të ekonomisë së vendit.




“Situata ende e paqartë politike është reflektuar në rritjen e nivelit të përgjithshëm të vlerësimit për rrezikun politik dhe rritjen e rrezikut të përkeqësimit të ekonomisë së brendshme nga niveli mesatar në 6-mujorin e parë të 2018-ës në nivelin e lartë”, thuhet në raportin e bankës. Edhe rreziku i lidhur me luhatjet e kursit të këmbimit vijon të renditet midis rreziqeve kryesore sistemike (rritja e presioneve mbiçmuese të lekut kundrejt euros në fund të vitit 2018), por perceptimi mbi të është zbutur gjatë periudhës, duke u klasifikuar në nivelin i ulët. Sipas vlerësimeve të BSH-së, sektori bankar e ka zhvilluar veprimtarinë në mënyrë të qëndrueshme, rreziqet kanë qenë të kontrolluar dhe rezistenca financiare mbetet e mirë. Zhvillimet ekonomike ndërkombëtare janë më të pafavorshme dhe pritjet janë më pesimiste, ndërkohë që edhe rritja ekonomike në vend është ngadalësuar. Tregjet financiare shfaqen pa ndryshime të rëndësishme, teksa normat e interesit mbeten të ulëta dhe kanë pasur tendencë në rënie. Cilësia e kredisë nuk ka ndryshuar gjatë periudhës. Raporti i kredive me probleme ra në 11.2% nga 13.6% që ishte në qershor të një viti më parë. Banka e Shqipërisë ndërkohë ka rishikuar rregulloren për fshirjen e kredive me probleme, ku tashmë ky proces do të realizohet kur kredia nuk kthehet për më shumë se 2 vite, jo tri vite siç ishte më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.