AKTUALITET

Burrin e kishte në Itali/ I dashuri mori vesh se ishte me mashkull tjetër, i shkon me kallashnikov në shtëpi

09:54 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi që mbeti viktimë në Kavaje hyri ne arme ne banesen e te dashures, pasi kishte marre vesh se aty ndodheshin persona te tjere.Gazetari i “Panorama” raporton se ne banesen e gruas me iniciale M.Q ishin polici i burgjeve qe mbeti i plagosur dhe dy persona te tjere.




Shtetasja M.Q nderkohe ishte e martuar dhe burrin e kishte ne Itali.Viktima Dritan Haxholli kishte pasur nje lidhje dashurie me gruan, por ishin ndare pak jave me pare. Ky i fundit nuk e kishte pranuar ndarjen. Se fundmi kishte marre vesh se ne shtepine e saj mbremjen e djeshme ndodheshin persona te tjere. Rremben kallashin dhe hyn ne banese.

Sic raporton neës 24, Haxholli e kishte marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse ndaheshin, nuk do ta linte të qetë. Në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë.Ne sherr e siper, Haxholli ka qelluar policin e burgjeve, Bledar Tocin, nderkohe qe ky i fundit i pergjigjet me pistoleten e sherbimit duke e goditur ne qafe dhe lene te vdekur.Policia ben kontroll ne banesen e efektivit Toci dhe te velllait dhe gjeten tete doza hashash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.