Kryesore

Ra nga kati i gjashtë i pallatit, FK Partizani njofton për gjendjen shëndetësore të portierit Teqja

15:38 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Lajmi është bërë i ditur sot nga klubi i partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe një foto të portierit nga dhoma e spitalit. Së bashku me Teqjan janë të pranishëm drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri Franko Lerda.




“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.