BLUETOOTH

“Ty të ka rënë në kokë për Nikin”, Rudina Magjistari nxjerr zbuluar Alban Ramosaj

14:10 - 10.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit, këngëtari i njohur Alban Ramosaj ka qenë i komentuar për shkak të lidhjes së tij me modelen Niki Delijorgji. Mesa duket dhe kënga e re e tij mendohet të ketë qenë dedikim për të. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ai u pyet për marrëdhënien që kishte me modelen, dhe nëse kishte apo jo diçka mes tyre. “Nikin e njoh që para shumë vitesh, është një vajzë shumë e talentuar dhe muzikalisht, gjë që ende nuk është ekspozuar, por ne jemi duke punuar në studio për këngët e saj.




Kemi një shoqëri shumë të mirë, të pastër dhe prej një shakaje të brendshme në rrethit tonë, na kanë shpallur burrë dhe grua. Por është komplet një shaka”, u përgjigj Albani ndaj pyetjeve ngacmuese. Megjithatë Rudina nuk e la me kaq. “Ty të ka rënë në kokë për Nikin, njeriu kur është i dashuruar nuk e mbulon dot”, i tha ajo. Por nuk vonoi edhe një reagim nga modelja seksi. Në InstaStory-n e saj, Niki ka publikuar intervistën e Albanit, teksa shkruan: “Burri më paska fiksim.” Më pas, ajo ka publikuar edhe një video teksa kërcen me këngën më të re të Albanit, “T’kom dasht” dhe ne s’po dimë ç’të mendojmë për dyshen!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.