AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e gruas: Dritani insistonte të kryenin marrëdhënie seksuale, hyri me dhunë në shtëpi

10:56 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet deshmia e gruas Marsida Qatja, ne banesen e te ciles u vra me arme zjarri shtetasi Dritan Haxholli, qelluar me armen e sherbimit nga polici Bledar Toçi, qe mbeti edhe vete i plagosur.  “Panorama”, referuar burimeve te veta ben me dije se gruaja ka dhene deshmine e pare lidhur me ngjarjen, duke treguar per raportin qe kishte me viktimen.




“Shtetasja Marsida Qatja  ka deklaruar se prej kohësh ka pasur  mardhënie me shtetasin Dritan Haxholli, marredhënie e cila sipas deklarimit te saj ka kohë që është ndërprerë por pavarësisht  ndërprerjes se marrdhënies, muajin e fundit shtetasi Dritan Haxholli  ka shkuar disa herë tek banesa e saj dhe ka insistuar për të kryer mardhënie me të”- bejne me dije burimet.Shtetasja Marsida Qatja e ka refuzuar shtetasin Dritan Haxholli, por ai ka kembengulur dhe e ka shqetesuar serish.

haxholli2 marsida3 bledar2
<
>

Ajo kete problem e ka ndare me shtetasin Bledar Toci paraditen e djeshme dhe ai e ka siguruar se do ta zgjidhte kete gje me Dritanin.Në mbremjen e datës 09.10.2019 shtetasi  Bledar Toci ka shkuar në banesën e shtetases dhe ka qëndruar sëbashku me te, në prani edhe të dy personave te tjere, qe ishin shoke dhe njeheresh fqinj te Marsides.

Rreth orës  23:30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja  ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një arme zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e guzhinës së banesës së saj.Ne keto kushte, Marsida ka komunikuar me te dhe e ka ftuar te vinte brenda per tu sqaruar.Sapo ka hapur derën  e baneses së saj, Dritani eshte futur me arme në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar  Toci.Dritan Haxholli ka qelluar me arme ne drejtim te tij duke plagosur ate. Bledari ka nxjerre pistoleten qe kishte me vete, ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili  ka mbetur i vdekur./ Panorama

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.