Sociale

Ja sa infermierë kërkojnë Gjermania, SHBA-ja dhe Britania e Madhe

13:09 - 11.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët, pasi mbarojnë fakultetin e mjekësisë synojnë të largohen nga vendi, kjo ndodh për kushte më të mira si në aspektin e punës po ashtu dhe në atë të ekonomisë.




Por ky detaj i fundit pritet që të rritë akoma më shumë numrin e emigrantëve.

Sipas raportimit të Organizatës Botërore së Shëndetësisë, janë mangët rreth 17.4 milionë infermierë dhe punonjës te stafi i shëndetësisë. Një pjesë e mirë e këtyre vendeve bosh janë në SHBA dhe Europë.

Vlerësimet e fundit (GIZ 2019) tregojnë se, Gjermania do të ketë nevojë për 500,000 infermierë shtesë deri në vitin 2030 dhe kërkesa për punonjës të kujdesit shëndetësor në SHBA dhe Britani parashikohet të rritet dy herë më shpejt se popullsia deri në vitin 2035.

Këto zhvillime pritet të nxisin në të ardhmen emigracionin nga vendet e Europës Lindore dhe Qendrore dhe sidomos Shqipëri, ku fenomeni i emigracionit është i lartë, raportoi Banka Botërore në një analizë për zhvillimet ekonomike të Rajonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.