Kryesore

“Luarasi” diplomon brezin e 15-të të studentëve, Ruka: Diploma është e shenjtë

15:13 - 11.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Universiteti “Luarasi” diplomoi brezin e 15-të të studentëve ditën e djeshme. Plot 296 juristë dhe ekonomistë të rinj të veshur me rrobën akademike nuk mund t’i fshihnin emocionet. I krijuar në vitin 2003, ‘Luara-si’ si institucion lider i dijes dëshmoi edhe njëherë se ka gjithë potencialin për të për-gatitur breza të denjë profe-sionistësh, të cilët kanë në duar një dokument, i cili u jep siguri për një karrierë të sh-këlqyer dhe që premton shumë. Fytyra të buzëqeshu-ra, emocione të pafundme e madje edhe lot gëzimi sho-qëruan mbrëmjen e së premtes në oborrin e univer-sitetit ‘Lurasi’, ku studentët e ciklit Bachelor dhe Master fes-tuan diplomimin e tyre në një ceremoni madhështore. Në këtë event të rëndësishëm ish-te i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Sh-qipërisë, z. Gramoz Ruçi, si dhe presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, z. Irfan Hysenbelliu së bashku me zv. presidentin e këtij grupi, Fatmir Hysenbel-liu. Gjithashtu, në ceremoni ishin të pranishëm edhe per-sonalitete të shquar që prej vitesh kanë bashkëpunuar me ‘Luarasin’ nga fusha e drejtë-sisë dhe e botës së biznesit e teknologjisë.




FJALA E HAPJES

Rektori i këtij universiteti, prof. Dr. Ethem Ruka mbajti fjalën e hapjes së kësaj cere-monie madhështore e theksoi se kjo është një datë e veçantë për studentët si dhe stafin ak-ademik dhe shtoi se diploma e marrë nga ky institucion i ar-simit të lartë është e shenjtë. “Diploma që morët është e shenjtë. Ta gëzoni. Ju prindër, ju falënderoj përzemërsisht që bashkë me fëmijët tuaj zg-jodhët “Luarasin”. Jam i bin-dur se sot vlerësoni më shumë zgjedhjen që keni bërë patra tre ose pesë viteve kur erdhët. Faleminderit që na besuat fëmijët tuaj. Profesorët e “Luarasit” dinë të kthejnë prem-timet me përgjegjësi. Uroj që djemtë dhe vajzat tuaja të bëhen profesionistët, juristët dhe ekonomistët më të mirë të vendit. Në emër të gjithë personelit, dëshiroj të falënderoj presidentin e grupit Z.Irfan Hysenbelliu që e ka rritur dhe po vazhdon ta rrisë me kaq dashuri këtë shkollë të lartë që po konkurron me dinjitet në tregun e madh të arsimit të lartë.”,-tha Ruka në fjalën e tij.

BURSA
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Kuven-din e Shqipërisë, universiteti Luarasi ka dhënë bursën e parë me rastin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, si një kërkesë kjo e fundit nga kreu i Kuvendit në një takim para disa ditësh. “Miq të nderuar, vitin e ardhshëm mbushen plot 100 vite të par-lamentarizmit shqiptar. Me këtë rast ‘Luarasi’ do të zhvil-lojë një sërë aktivitetesh për të përkujtuar këtë rrugëtim his-torik në përpjekje për ndërtimin e një shteti mod-ern. Në nderim të këtij përv-jetori me propozimin tonë dhe miratimin e presidentit të grupit, Irfan Hysenbelliu sot do të akordojmë falas një bursë studimi për një student të vitit të parë me motivacion-in “Për 100-vjetorin e par-lamentarizmit shqiptar”. Sigurisht nuk është e vetmja bursë. ‘Luarasi’ e ka në dimen-sionin e vet dimensionin so-cial, por ko është një bursë thjesht dhe vetëm në nderim të parlamentarizmit shqiptar”,-tha Ruka. Më tej ky i fundit tha se Luarasi spikat për një arsye madhore që ësh-të cilësia. “Nuk është çudi, që, në kushtet e një konkurrence të lartë universitare, “Luarasi” ka ditur të ngrejë dhe të ruajë pozicionin elitar në treg. E madje, edhe në vitet e fundit, kur me gjithë rënien e mat-urantëve aplikues në IAL-të e vendit, besueshmëria te “Luarasi” nuk është lëkundur as-një vit. Arsyet janë të qarta. “‘Luarasi’ ka një vetëm një al-ternativë: cilësinë! Universiteti bëhet më i mirë kur stu-dentët shihen dhe trajtohen si miq, kur i motivojnë me dashu-ri për profesionin, kur i ndih-mojnë kur ata gabojnë, ku vlerësojnë e korrigjojnë, kur respektojnë personalitetin e interesin e tyre”,-u shpreh rektori.

Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...](8) Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...](6) Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...](5) Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...](2) Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...](1) Screenshot_2019-10-10 Diplomohen 296 studentë në “Luarasi”, Rektori i Universitetit Diploma që po merrni është e shenjtë - [...]
<
>

FJALA E KREUT TË KUVENDIT
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte i ftuari special në ceremoninë e diplomimit në Universitetin “Luarasi”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ruçi iu bëri thirrje të gjithë studentëve të mos krijojnë varësi prej shtetit apo punëdhënësve, por të ndjekin shembullin e të rinjve të tal-entuar në vendet e tjera, që krijojnë punë për veten e tyre dhe për të tjerët. Ndërsa duke iu drejtuar studentëve të Drejtësisë, kryeparlamentari iu kërkoi të jenë të guxim-shëm dhe të konkurrojnë për t’u bërë pjesë dhe shërbyer në institucionet e reja të drejtë-sisë.
“Kush më mirë se ju, ju-ristet dhe juristët e rinj, do të shërbejnë dhe duhet të shër-bejnë në këto institucione?Mos hezitoni të guxoni, të konkurroni dhe të fitoni. Në treg, asgjë nuk dhurohet. Re-forma në drejtësi dhe vetingu vërtet janë origjinale dhe një histori suksesi për Shqipërinë. Por ato nuk mund të quhen të suksesshme, nëse nuk paso-hen nga dhënia e drejtësisë”, tha Ruçi.

CEREMONIA
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe certifikata për ata që kanë spikatur me dijet e tyre dhe me siguri do të jenë liderët e së ardhmes. Certifikatat për studentët e ekselencës u dhanë nga zëvendës Presiden-ti i ‘Hysenbelliu Group’, Fat-mir Hysenbelliu; kreu i bordit të Administrimit në ‘Luarasi’, ambasador Dashnor Dervishi si dhe nga rektori prof. dr. Ethem Ruka. 296 të diplo-muarit e drejtësisë dhe ekonomikut mezi kanë pritur të fluturojnë kapelat e tyre mes emocioneve të rralla duke mbyllur kështu një cikël të rëndësishëm të jetës. Me hedhjen e kapelave akademike të brezit 15 të diplomuarve, ‘Luarasi’ shkroi sërish his-torinë. Vetë studentët janë shprehur tejet të lumtur që tashmë mbajnë në duar një diplomë që do t’iu hapë dyert për të ardhmen profesionale. “Jam shumë e lumtur që jam diplomuar në ‘Luaras’, stafi ka qenë profesionist dhe kur-rikula bashkëkohore. Investi-mi më i mirë që kam bërë në jetën time”,-tregon një prej stu-denteve të sapodiplomuara. Një tjetër student tregon se gër-shetimi i praktikës me teorinë është një nga armët më të for-ta të këtij universiteti. “Ndi-hem shumë i kënaqur që kam qenë pjesë e ‘Luarasit’, një universiteti me një staf akademik të shkëlqyer që gërsheton praktikën me teorinë. Besoj se shumë shpejt e ardhmja ime do të ndryshojë”,-tregon studenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.