SPORT

Turqi-Shqipëri, statistikat japin shpresë për kuqezinjtë, zbulohet premio në rast fitoreje

13:11 - 11.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turqi-Shqipëri konsiderohet si sfida më e rëndësishme në Grupin H, një ndeshje e cila pritet të thotë shumë për fatin e dy kombëtareve në kualifikueset “Euro2020”. Për Shqipërinë kjo është një sfidë me një opsion, fitore, në rast së dëshirojmë të mbajnë “gjallë” shpresën për një kualifikim të mundshëm. Turqia duket një përfaqësuese e transformuar nën drejtimin e Gynesh, nuk është aspak rastësi që ndodhen në vendin e parë përpara Francës.




Reja

Kanë sulmin e dytë më të mirë në grup me 14 gola të shënuar dhe kanë mbrojtjen më të mirë, vetëm dy gola të pësuar. Edi Reja u ndal te sulmi i Turqisë në konferencë për shtyp por shifrat tregojnë se mbrojtja është pika e tyre më e fortë. Përtej shifrave që ka prodhuar grupi H, transferta e Turqisë nuk është një mision i pamundur për kuqezinjtë, këtë e vërtetojnë dhe përballjet ndërmjet tyre.

Hysaj

Kjo është sfida e 12-të që dy përfaqësueset do të luajnë: 4 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, 14 gola të shënuar dhe 12 të pësuar, ky është bilanci i Shqipërisë. Nga 4 fitore që Shqipëria ka arritur përballë Turqisë, interesant është fati se 3 prej tyre i ka arritur në transfertë, një tjetër arsye e fortë për të besuar se kjo nuk është një sfidë e pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit si gjithnjë nuk kursehet kur bëhet fjalë për “dashurinë e madhe” të Armand Dukës. Në rast fitoreje sot përballë Turqisë, trajneri Edi Reja dhe titullarët në fushë do të përfitojnë 6 mijë euro.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.