Kryesore

Sëmuret papritur kryeministri Edi Rama

21:10 - 14.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve, por në momentet e fundit ka lajmëruar se është sëmurë. Lajmin e dha vetë Presidenti i FSHAZH, Michael Granoff.




“Kryeministri nuk mundi të vijë sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do mbante fjalim”, – tha Granoff.

Gjatë paradites Edi Rama zhvilloi disa aktivitet publike. Në mëngjes zhvilloi një mbledhje me Grupin Parlamentar të PS-së. Më pas mori pjesë në çeljen e vitit të ri akademik në Universitetin e Mjekësisë. Nuk dihet cila ka qenë arsyeja e përkeqësimit të menjëhershëm të kreut të qeverisë shqiptare.

Në fakt, virozat e stinës kanë kapur edhe ish-kryeministrin Berisha i cili ka së paku një javë që nuk del në zyrë si pasojë e komplikacioneve në rrugët e frymëmarrjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.