BLUETOOTH

Don Phenom flet për herë të parë publikisht për lidhjen me bionden

15:15 - 15.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak ditësh “Panorama plus” publikoi foto të reperit Don Phenom, i cili shfaqej me një femër simpatike, për të cilën u tha se është e dashura e saj. Dyshja u fotografua gjatë koncertit të Capital T në Tiranë dhe të gjithë u bëmë kuriozë për identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Don Phenom-it. Ajo quhet Anxhi dhe në pozat e saj shfaqet e veshur me marka luksi e bluza grafike, të cilat duket se janë të preferuarat e saj.




I ftuar ditën e diel në “E diell”, Don Phenom foli për herë të parë për lajmet se ai është i lidhur me bionden në fjalë duke thënë: “Janë vetëm thashetheme”. “Unë nuk i lexoj portalet, jam i fokusuar vetëm te muzika dhe albumi i ri që po nxjerr. Sa i takon lajmit që qarkullon, në momentin që unë s’e shpërndaj në profilin tim, janë vetëm thashetheme”, u shpreh Don Phenom.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.