EKONOMI

KLSH: Borxhi Tatimor 1.07 miliardë euro

15:00 - 15.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Borxhi që bizneset i kanë administratës tatimore arriti në 1 miliard e 711 milionë euro në fund të vitit 2017 kjo vlerë është sa 7 % e prodhimit të brendshëm bruto. Shifra është bërë publike në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku bëhet e ditur se më shumës e gjysma e detyrimeve është akumuluar nga 50 subjekte të mëdha. Shifër shqetësuese për Kontrollin e Lartë të Shtetit është edhe që lidhet me krijimin e detyrimeve të reja, ku vetëm në 2018-n borxhi i ri arriti në 287 milionë dollarë.




“Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e borxhit për vitin 2018 janë: shtesat e borxhit të cilat vijnë nga vlerësimet dhe rivlerësimet e Administratës Tatimore, moskryerja e pagesave nga tatimpaguesit dhe mos marrja e masave shtrënguese nga administrata tatimore”,-thuhet në raportin e KLSh-së
Në total janë rreth 145 mijë subjekte që rezultojnë më detyrime të papaguara, shumica e të cilave janë në zërin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit mbi Fitimin, ndërsa konstatohen po ashtu edhe detyrime të konsiderueshme në zërin e Sigurimeve Shoqërore, ku shumë kompani nuk kanë derdhur kontributet për punonjësit. Më të rregulltit rezultojnë individët, të ardhurat personale zënë vetëm 1% të borxhit në Tatime. Borxhi tatimor ka qenë gjithmonë një shqetësim për të gjitha qeveritë, por edhe për institucionet ndërkombëtare që kanë asistuar vendin. Në rastet e rritjes së tij, qeveritë kanë iniciuar nisma për faljen e tyre, të cilat janë kritikuar nga organizmat ndërkombëtarë. Si efekt i ligjit të faljes, borxhi tatimor u ul me 35 % në 2017-n, ndërsa një vit më pas ai është rritur në të njëjtat nivele.

Në raport KLSH, konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë vitit 2018, vazhdon të mbetet i lartë. Sipas KLSH-së këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2014-2018 (gjashtë mujori i parë i vitit 2018), përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit.
Indikatori i dobisë së auditimit (raporti i dëmeve të zbuluara dhe të kërkuara për zhdëmtim nga KLSH me shpenzimet buxhetore faktike të KLSH-së) si një nga treguesit më domethënës të performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit, për periudhën janar – dhjetor 2018. KLSH ka konstatuar shkelje edhe në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, në vlerën e përgjithshme prej 125,739 mijë lekë, konstatuar në institucionet: auditimet e ushtruara nga KLSH janë përqendruar dhe në shkeljet ligjore në fushën e shpenzimeve buxhetore dhe në tabelën në vijim paraqiten dëmet ekonomike të evidentuara në fushën e pagave dhe shpërblimeve.
Prokurimet
Në fushën e prokurimeve, në vlerën e përgjithshme prej 1,1 miliardë lekë, konstatuar në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.
Mangësitë në planifikimin dhe menaxhimin e prokurimeve përfshijnë jo vetëm planifikim jo të drejtë nevojash, por edhe një proces të realizuar jo plotësisht me kërkesat ligjore. Pra, i referohet implementimit jo të saktë të kërkesave dhe detyrimeve ligjore nga entet publike që prokurojnë fondet përmes sistemit të prokurimit publik, implementim që varet edhe nga kapacitetet njerëzore që përfshihen në realizimin e këtij procesi. Sipas strukturës së dëmit të konstatuar nga auditimet gjatë vitit 2018, grupi i tretë i shkeljeve më të mëdha pas menaxhimit të pronës, konstatohen në fushën e prokurimeve publike. Gjatë vitit 2018, KLSH ka konstatuar shkelje në procedurat e prokurimit në 33 subjekte, duke shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në masën 463 milionë lekë. Shkeljet janë në plotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve, në hapjen e shqyrtimin e ofertave, në ofertat anomalisht të ulta etj.

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën 193 milionë euro.
B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të 1,518 milionë euro nga e cila: I. Në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro; II. 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
C. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 213,892,987 mijë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro.

Shkeljet në tatime e doganat

n Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, në vlerën 22,365,340 mijë lekë, si pasojë e konstatimit të diferencave pozitive dhe negative të konsiderueshme në qarkullimin e të ardhurave të deklaruara në formularin vjetor të Tatim Fitimit (TF) me totalin e shitjeve të vetëdeklaruara nëpërmjet deklaratave të TVSH-së sipas situatës financiare për periudhat 2016-2017. Për vitet 2016 dhe 2017 në deklaratën përfundimtare të Tatim Fitimit u konstatuan subjekte mos deklarues të të ardhurave, përkatësisht për 2016 janë 667 mosdeklarues me një vlerë transaksionesh ndërsa për 2017 janë 315 mosdeklarues të deklaratës përfundimtare të TF.
n Dega e Doganës Tiranë, në vlerën 182,173 mijë lekë, si pasojë e mosdorëzimit të dokumentit të mbylljes së regjimit dhe diferencave të krijuara në kontabilitetin statistikor sipas të dhënave të
sistemit për sasitë e konstatuara në mungesë gjatë procedurave doganore import eksporti.
n Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, në vlerën 40,870,603 mijë lekë, konstatohet se situata e borxhit si rezultat i administrimit dhe mbikqyrjes nga organet tatimore, zhveshur nga efektet e amnistisë fiskale, paraqitet me rritje në masën 7% në raport me fillimin e vitit. Në total rritja e borxhit gjatë vitit 2017 përbën më shumë se 10% e stokut të tij në fund të periudhës raportuese.
n Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 2,1 miliardë lekë konstatuar në institucionet: dega e Doganës Vlorë në vlerën 82,679 mijë lekë, nga të cilat: 74,194 mijë lekë, si pasojë e mos llogaritjes saktë të elementëve të vlerës doganore që lidhet me vlerësimin doganor të shpenzimeve të transportit për qëllime doganore; 6,150 mijë lekë, si pasojë e mos respektimit të afateve dhe sasive autorizuese që lidhen me veprimtarinë e operatorëve ekonomikë, që janë autorizuar të operojnë në fushën e regjimeve doganore ekonomike të përpunimit aktiv dhe pasiv; 2,335 mijë lekë, si pasojë e nxjerrjes së vendimeve administrative për shkeljet në fushën doganore jo në përputhje me ligjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.