KULTURË

Rikthehen në skenë “Romancat shqiptare”

10:10 - 15.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TKOB angazhohet të risjellë nën dritën e duhur disa nga autorët shqiptarë. Romancat, një zhanër i freskët, i cili sjell meloditë te publiku sikur të ishte një festival i muzikës së lehtë, përsa i përket lehtësisë për t’u perceptuar. Shumë prej tyre janë punë të bëra për “Dekadat e Majit” dhe nuk pasur mundësinë ndër vite të interpretoheshin nga artistët duke i parë edhe pak me syrin e asaj epoke, kur kompozitorët tanë shkruanin mbi një ideologji edhe më shumë se nga dashuria, nga frika që ajo vepër të mos ishte guri i rastit për t’u goditur. Kjo është arsyeja që pranë bibliotekës së TKOB janë plot 3 dosje me mbi 100 romanca, të cilat dalëngadalë do të vijnë në ciklin e “Romancave Shqiptare” nën interpretimin e artistëve të ndryshëm të TKOB.




Kësisoj, në koncertin e datës 15 tetor 2019, nga Shpresa Beka e Ylber Gjini, shoqëruar në piano nga Lindita Kotorri në “Romancat shqiptare I”, interpretohen: romanca e Vangjush Novës “Moj e bukura në krua”; aria e Juda Makabe “O kob i zi” të operës “Skënderbeu” të Preng Jakovës; romanca “Djaloshare” e Tonin Harapit; aria e Gjon Flamurës “Valët e Drinit plak” nga “Skënderbeu” i Preng Jakovës; romanca “Vjeshta” e Limoz Dizdarit; “Hej ju male” e Çesk Zadesë; “Ishte dashuria romancë” e Rexhep Hasimit; Romanca “Nostalgji” e Pirro Çakos, “Në vjeshtë romancë” e Feim Ibrahimit, “N’mes dashurive” e Tish Daisë, nga Eduardo Curtis – Romancë “Non ti Scordar Di Me”, nga Roberto Falvo “Dicitencello vuie”, nga “Otello” e Verdit aria e Jagos, nga “Cavalleria Rusticana” e Pietro Mascagnit dueti “Ah il signore vi manda”. Koncerti mbahet në Muzeun Historik Kombëtar, në orën 19:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.