Kryesore

17 vite në Amerikë, si kanë ndryshuar legjendat e artit, Pirro dhe Pavlina Mani (FOTOT)

19:08 - 16.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 17 vitesh aktorja e njohur Pavlina Mani dhe bashkëshorti i saj, regjisori Pirro Mani janë larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë krijuar një jetë të re.




Ata kanë qendruar larg aktiviteteve kulturore dhe kanë qenë pjesë e jetës publike.

Së fundmi gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka publikuar disa foto.

“Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca.

Nga fotot e postuara vihet re se Pavlina Mani ka ndryshuar shumë dhe vitet kanë bërë të vetën.

Kujtojmë që roli i fundit që aktorja ka luajtur ka qenë në serialin “Njerëz dhe fate”, ku luante rolin e Dritës krah Robert Ndrenikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.