POLITIKË

Lajm i keq nga Brukseli/ Merkel nuk ia del ta bindë, Macron: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati

20:12 - 16.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk tërhiqet nga vendimi kundër çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.




Samiti franko-gjerman përfundoi të mërkurën pasdite me një deklaratë të përbashkët për mediat mes Macron dhe Merkel, ndërsa presidenca franceze poblikoi edhe dokumentin e plotë të temave mbi të cilat është rënë dakort të bashkëpunohet mes dy shteteve.

Zgjerimi i BE-së nuk është diskutuar mes dy liderave, të paktën zyrtarisht. Por Macron ka komentuar mbi çeljen e negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor duke thënë se si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati.

“Franca do t’i përmbahet deklaratave politike. Përshëndes reformat e ndërmarra nga të dyja shtetet,”, tha Macron sipas të cilit Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë gati për të çelur negociatat.

Madje presidenti francez ka hedhur idenë e ndryshimit të procedurave të mëtejshme për pranimin e shteteve të tjera në Bashkimin Europian


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.