Show-Bizz

Ministrja e Kulturës keqkupton transparencën para Ramës

12:45 - 16.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transparenca ka qenë qëllim në vetvete për qeverisjen socialiste që kur ajo erdhi në pushtet në vitin 2013. Por ndërsa fjala ishte për transparencën e vendimmarrjeve dhe shpenzimeve buxhetore e qeveritare, ka nga ata që e kanë keqkuptuar dhe e kanë zbatuar edhe në aspekte të tjera. Një prej tyre është edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila duket se e ka kuptuar edhe për veshjen.




Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e lagjes së vjetër në Vlorë, krah kryeministrit Rama, ajo është shfaqur me një bluze të zezë tejet transparent aq sa i zbulonte dhe se çfarë ka veshur poshtë saj. Kjo nuk e ka sikletosur fare Margaritin, e cila ka mbajtur dhe një fjalim në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të përfundimit të këtyre punimeve.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.