Aktualitet

Nga vrasja e prostitutave tek ‘gjoba’ 100 mijë euro, dosja e zezë e vlonjatit të arrestuar sot

14:23 - 16.10.19 gsh

38-vjeçari Tesi Basho, që u arrestua sot nga policia në kuadër të operacionit të koduar ‘Selenica’ rezulton një person me një seri rekordesh kriminale. Burime nga Policia e Shtetit bënë me doje se Gjykata e Torinos në Itali në vitin 2016 e ka dënuar Bashon me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. Po ashtu më datë 24.01.2008, 38-vjeçari ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte për prostitucion.



Ndërkohë, emri i tij bëri xhiron e mediave italiane dhe shqiptare për faktin se në 2016 Tesi Bashi u arratis nga burgu i Rebibbos në Itali, bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Ndërkohë, ndaj tij u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bashkë me vëllain e tij, Satilno Basho, 33 vjeç, i cili u arrestua sot nga policia, dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas. Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *