EKONOMI

Puna falas, shqiptarët rekord botëror, 9 miliardë dollarë punë të papaguar në vit

16:00 - 16.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport për uljen dhe rishpërndarjen e punës së papaguar. Në raport Shqiptaria është vendi i parë në botë për punën e papaguar, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Në vendin tonë kjo normë është në rreth 60% të prodhimit kombëtar. Mesatarja globale ndërkohë fiksohet në thuajse gjysmën e kësaj norme, në 34% të PBB.




Pra, me një normë të punës së papaguar në 60% të prodhimit kombëtar, shqiptarët janë të parët në botë. Kjo normë përkthehet në 9 miliardë dollarë në vit, duke marrë për bazë prodhimin kombëtar në 2018-ën. Kaq është shuma e punës së papaguar që kryejnë shqiptarët, duke iu referuar punëve të shtëpisë. FMN ndërkohë flet për rreth 5 orë në ditë punë të papaguar për femrat në Shqipëri. Sipas institucionit, sasia më e madhe e orëve të punës së papaguara përkthehet në PBB për frymë më të ulët. Pra, sa më pak punë të papaguar bëjnë femrat në një vend të caktuar, aq më e lartë është PBB për frymë. Në rast se në vendin tonë, gjithë kjo energji dhe kohë e shpenzuar për punë të cilat nuk konvertohen në prodhim kombëtar, do të kanalizohej në punë me pagesë, atëherë ekonomia e vendit do të ishte 60% më e madhe se aktualisht, e po ashtu edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.