AKTUALITET

Preu hekurat e dritares/ Tenton arratisjen Gëzim Toma. Në 2013 u arratis me Admir Tafilin nga Drenova

10:50 - 18.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gëzim Toma ka tentuar ditën e sotme të arratiset nga burgu i Peqinit. Plani që i dënuar kishte bërë ishte prerja e hekurave të dritares.  Në mars të këtij viti Gëzim Toma, i dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu”.Toma, ishte duke vuajtur dënimin në institucionin e burgut të Drenovës, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25-vjeçari ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.




Gjithashtu ai bashkë me Admir Tafili dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte.Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, ku Gëzim Toma kishte kaluar në mënyrë ilegale kurfin grek.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.