Kryesore

“Zaevi është më dinjitoz”, Spartak Ngjela: Rama i paaftë, të japë dorëheqjen

22:02 - 18.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen pasi nuk mundi të hap negociatat me e Shqipërisë me BE.




Ngjela thotë se Rama nuk ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave sepse ka frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë sipas avokatit shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në vend.

“Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse? Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës”, shkruan Spartak Ngjela.

Postimi i plotë avokatit:

Kurrë mos mendoni se Rama ka qenë ndonjëherë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai ka pasur dhe ka shumë frikë nga 10 pikat e Merkelit, të cilat janë shpëtimi i Shqipërisë dhe likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Rama duhet të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër. Është krejt i paaftë, dhe kuptohet se është inspiruesi i politikës franceze për votën kundër çeljes së negociatave. Pse?

Sepse ka bllokuar SPAK-un me lloj-lloj mënyrash. Nuk ka asnjë rezultat në luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria është vendi më i korruptuar i Europës.

Pse shkoi Rama në Serbi dhe kërkoi shengen me Serbinë dhe me Rusinë kundër Kosovës? Këtë kërëkon dhe Franca me Rusinë. Kjo në fakt është një politikë e vjetër antishqiptare brenda së cilës dyshoj se është edhe Rama.

Që të tregojë se nuk ka bërë një lojë të tillë antikombëtare, Rama duhet të japë dorëheqjen.

Zaevi, kryeministri i Maqedonise së Veriut, po pritet të japë dorëheqjen. Ai, sigurisht që është më dinjitoz se Rama…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.