Show-Bizz

Estela Ujka tregon si reagoi familja kur mësoi se dashuronte një burrë të martuar: Ka patur dhe dhunë

15:03 - 19.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nje event shumë i këndshëm është realizuar përpara disa ditësh nga “ORAT” ku vajza të njohura në atë që quajmë “social media” por jo vetëm, janë thirrur në skenë për të rrëfyer momente të rëndësishme të jetës së tyre. Një prej të ftuarave ka qenë edhe blogerja Estela Ujka.




Estela e ka nisur me mesazhin më pozitiv rrëfimin e saj duke i treguar të gjithëve se ka diçka që nuk ka ndryshuar kurrë tek ajo: buzëqeshja në fytyrë pavarësisht situatave. Më tej blogerja ka treguar se ajo ka një motër binjake, një vëlla më të madh dhe se ëndrra për të qenë pjesë e ekranit ka qenë e hershme por familja e saj, tejet patriarkale nuk të lejonte siç thotë ajo, “të kishe kështu ëndrrash”.

Pikërisht këtu, Estela kujton se si shpesh ka parë dhunë në familje kur ka qenë e vogël, babai i saj ka qenë autoritar dhe fjala e tij nuk mund të vihej në dyshim dhe as të ndryshohej. Në këtë linjë, blogerja rrëfen se shpesh i është dashur asaj dhe motrës binjake të kthehen edhe njëherë në shtëpi prej një fundi më të shkurtër apo makeup-i më të rënduar.

Ndër të tjera, Estela tregoi se momenti më i vështirë dhe që familja e saj e përceptoi si “fundin e botës” ishte kur ajo dashuroi një burrë të martuar (sot, bashkëshorti i saj). Blogerja bëri me dije se asokohë familja përdori edhe dhunë ndaj saj mirëpo vitet treguan se ata gabuan pasi sot Estela dhe bashkëshorti janë lumturisht pranë njëri tjetrit dhe 3 vajzave të tyre.

Në fund të rrëfimit, ajo shprehu faljen që i ka dhënë familjes sepse e kupton që ndonëse mënyra nuk ka qenë e drejtë, gjithsesi gjithçka është bërë për të menduar më të mirën për të.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.