OPINION

Mirë të refuzuar jashtë, po edhe të goditur brenda?

07:40 - 19.10.19 Edlira Gjoni
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politikanë të dashur ngelacakë!




Mos gënjeni!
Mos dilni në ekran!
Mos na çekiçosni më trutë!

Na lini ta tresim hidhërimin, të paktën 3 ditë!

Se po na del inati me frëngun…! Sa më shumë e fajësoni ju, aq më shumë ftillohet pamja këtej. Pse kaq të pafytyrë?

Çfarë detyrash paskeni bërë?

Ja fare shkurt një e nga një:

1) Funksionim i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë – Ku? Zero me xhufkë!

2) Miratim i reformës zgjedhore – Ku? Na e mbushët parlamentin e bashkitë me antiligjorë nga PS e me antilogjikë nga PD!

3) Implementim i reformës zgjedhore – Ku? Si më sipër!

4) Ndjekje penale e atyre që nuk kanë kaluar vetingun – asnjë deri tani.

5) Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave – Kujë! Ti e çove çwshtjen në Dibër. Dhe Dakon akoma e mbron. Mos e shqepni më gojën, në keni Perëndi!

6) Vënia në punë e SPAK – Po ju po bëni çmos të mos e lini as të krijohet, e jo më të marrë nën lupë hetimi ndonjë shokun tënd zyrtar!

7) Kapja dhe ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj” – Përmendi një emër. Vetëm një, që të bëjmë sikur po e quajmë të filluar këtë detyrë!

8) Përparime në reformën e administratës publike – Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë? Ata që hoqe, apo këta që ke sjellë në administratë? Po këtu faji është i modelit të gabuar arrogant që ke mbjellë, se për aftësi e përgjegjësi, mbaje Zot dorën!

9) Sqarimi për zgjedhjet e 30 qershorit! – Ku është ai dokument që na e sqaron kushtetueshmërisht? Ti s’ke Gjykatë Kushtetuese, si mund të pretendosh se e ke sqarim prej saj? Si e quan të kryer këtë detyrë!

Nga ky vështrim i shpejtë, dalin se nga 9 detyra shtëpie, nuk është bërë ASNJËRA!

ZERO! Asnjë e mbaruar!

Ti thuaj sa të duash që i ke filluar, po “kryer”?

Në ju ka ngelur ndonjë copëz në faqe a mëshirë në logjikë, MOS DILNI NË TV DERI TË HËNËN!

Mos gënjeni!

Mos u fshihni me shoshë!

Mos mashtroni as veten!

Hiqeni mjekrën, se nuk të bëjnë qimet e bardha Ismail Qemal!

Edhe meqë këshilltarët i ke gjeni, thuaju të të mësojnë të flasësh shkurt!

Ai shoku yt Macron kështu si ti ua mërzit jetën francezëve, duke folur 16 orë në ditë?

Po Merkel që e ke merak, 4 orë e 56 minuta i duhen që të arrijë të nxjerrë një mesazh?

Kurseje kohën! Të duhet për të bërë detyrat!

Bëj diçka!

Hap krahun!

Mbyll gënjeshtrat!

Mbyll ERTV-në!

Hapi punë vetes!

Vetëm gënjeshtrat aman jo më!

E jo me ton, se nuk ka më fuqi njeri të përtypë sapun që nuk është djathë, sido që ta shesësh!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.