AKTUALITET

Video & Foto/ Aksidenti në tunelin e Elbasanit, viktima vëllai i deputetes së PS

09:54 - 20.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elton Maçolli është viktima i cili humbi jetën një ditë më parë nga aksidenti në tunelin e Krrabës.




Mësohet se 37-vjeçari është vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Sipas policisë, si pasojë e parakalimit të gabuar makina Seat me targa AA 209 AR u përplas me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç. Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që makina, e cila ishte edhe me impiant gazi të merrte flakë.

37-vjeçari Maçolli ndërroi jetë në vend, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Ai u transportua në morgun e qytetit të Elbasanit.

Elton Maçolli punonte në bazën ajrore të Farkës dhe kishte gradën reshter. Kjo është tragjedia e dytë në familjen e deputetes, e cila gati një vit më parë humbi edhe motrën pas një sëmundje të rëndë.

macollliiii macolli macolliiii elton macolli WhatsApp Image 2019-10-19 at 21.24.55 WhatsApp Image 2019-10-19 at 21.24.55 (1) WhatsApp Image 2019-10-19 at 21.24.54
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.