BOTA

Djali i Xhorxh Soros si Berisha dikur: Albanofobia e Europës po e mban Shqipërinë larg BE-së

14:27 - 20.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Këshill”, kështu shkroi në Twitter, Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE.




“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionerit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë.

Sipas tij, ky paragjykim dhe fanatizëm nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshill. Europa duhet të përballet me albanofobinë e saj”, shkruan Alex Soros.

Pak ditë më parë në samitin e liderëve, BE-ja nuk arriti që të merrte një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të vetos së Francës duke e shtyrë diskutimin për në samitin e Zagrebit në Maj të vitit 2020.

Dikur edhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzonte Albanofobine e vendeve te caktuara qe po e mbanin Shqiperine larg dyerve te Europes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.