KULTURË

“Lust and Expectation” ekspozitë nga Martin Stommel në Tiranë

13:00 - 21.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë të hënë në “Gallery70 Contemporary Art” në kuadër të Teatorit Gjerman, ccelet ekspozita “Lust and Expectation” nga Martin Stommel. Stommel lindi në vitin 1969 në qytetin e Bonn-it. Në vitet 1994 -1997 Stommel studioi fillimisht në Akademinë Shtetërore të Arteve në Mynih. Në 1988 ai i transferoi studimet në Universitetin e Arteve në Berlin (UdK). Në vitet 2001-2007 ai ra në kontakt me botën e cirkut, çka e shtyu atë të realizonte një seri pikturash dhe grafikash të artistëve të cirkut si dhe skenave në arenën e cirkus. Ai portretizoi klounët më të njohur të kohërave tona si Oleg Popov, Francesco Caroli, David Larible ose Fumagalli, sidomos në bashkëpunim me Bernhard Pauls Circus Roncalli.




Ekspozimi i një përzgjedhjeje të veprave të Stommel-it në gallery70 në Tiranë është frymëzuar nga bota e kërcimit dhe lëvizjes. “Shformimi i trupit, qoftë ky në veprim apo në gjendje qetësie, përmban për mua esencën e natyrës njerëzore dhe gjendjes emocionale. Trupi i spërdredhur është një subjekt elegant, ai është i bukur dhe përcjell gjithashtu bukuri. Dhe akti i admirimit të bukurisë është një luftë plot epsh dhe pritshmëri. Ajo është për ne një kujtim, një shpirt që na prek nga e shkuara e largët, ndoshta diçka e ngjashme si “Epoka e Artë”, thotë Stommel. Veprat e Stommel-it ndodhen në shumë hapësira publike dhe në mjaft koleksione private. Gallery70 dhe Ambasada Gjermane në Tiranë sjellin disa vepra të tij, bashkë me vetë artistin në Tiranë. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar përzemërsisht në hapjen e ekspozitës si dhe në bisedën me artistin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15.11.2019. Të martën me 22 tetor ora 11:00, te Universiteti i Arteve në Tiranë ai ka referat dhe bisedë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.